Kryesia e Kuvendit ka vendosur që në javën e ardhshme të mbahet seanca për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo për shefin e grupit paralmentar të PDK-së, Abelard Tahiri, një shkarkim i tillë është goditje ndaj mediumit publik.
“Shumica ka vendosur që të degradojë institucionet e pavarura. Pjesë e kësaj seance është edhe sharkimi i bordit, një goditje që po i jepet një mediumi të lirë. Kuvendi është shndërruar në një institucion që u shërben vetëm familjarëve dhe interesave të ngushta që udhëhiqen nga Albin Kurti“, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se PDK-ja në Kuvend do të kundërshtojë shkarkimin e këtij bordi.
“Ne kemi kundërshtuar këtë edhe në kryesinë e Kuvendit”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali/