image PDK i kundërpërgjigjet VV-së: Është interesant se si vetëm anëtarët e tyre flasin për koalicion

Politikë

PDK i kundërpërgjigjet VV-së: Është interesant se si vetëm anëtarët e tyre flasin për koalicion

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pasi sipas tij, zyrtarë të subjektit të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar koalicion me PDK-në, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi tha se kjo është interesant që Konjfuca, Haxhiu dhe Pacolli po flasin për një koalicion të tillë.

“Është interesant se si vetëm anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje flasin për koalicionin PDK-LVV. Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe se fundi Fitore Pacolli!!!”, shkroi ai.

Ndryshe, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka thënë se insistimi që partia e saj të ketë koalicion me PDK-në vjen nga anëtarë të partive tjera.

/Gazeta Sinjali/