image VV: Insistimi për koalicion me PDK-në vjen nga partitë e tjera

Politikë

VV: Insistimi për koalicion me PDK-në vjen nga partitë e tjera

news image

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka thënë se insistimi që partia e saj të ketë koalicion me PDK-në vjen nga anëtarë të partive tjera, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo thotë se ky insistim vjen nga anëtarë të partive tjera, të cilat të gjitha në një pikë apo tjetër kanë qenë vet në koalicion më PDK-në ndonëse zotoheshin ndryshe, ose nga individë të cilët janë të afërt më PDK-në apo me pushtetin e vjetër.

Po ashtu ajo tha se tani kur jemi afër zgjedhjeve Vetëvendosja po rritet.

Postimi i plotë:

Është interesant se si gjithmonë ka një këmbëngulje në medie se një koalicion në mes LVV-së dhe PDK-së do të ndodhë ose duhet të ndodhë. Është edhe me interesant që ky insistim ekskluzivisht vjen ose nga anëtarë të partive tjera, të cilat të gjitha në një pikë apo tjetër kanë qenë vet në koalicion më PDK-në ndonëse zotoheshin ndryshe, ose nga individë të cilët janë të afërt më PDK-në apo me pushtetin e vjetër, ose nga të tjerët të cilët thjesht janë kundër LVV-së dhe i frikësohen ndryshimit të mirë. Pavarësisht se çfarë themi e bëjmë, ata vazhdojnë, e madje më shumë tani që po i afrohemi ditës së zgjedhjeve dhe sa më shumë që Lëvizja jonë po rritet. Apo ndoshta nuk është edhe aq interesant.

/GazetaSinjali/