image PDK akuzon VV-në për blerje votash në tri raste dhe LDK-në në një rast

Kosovë

Zgjedhje/ PDK akuzon VV-në për blerje votash në tri raste dhe LDK-në në një rast

news image

Abelard Tahiri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në një konferencë për media ka numëruar disa prej pretendimeve të tij se ka pasur parregullsi në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka akuzuar aktivistët e VV-së se kanë bërë shkelje në tri raste të ndryshme gjatë ditës së sotme.

“Përkundër nisjes së mbarë, megjithatë ka pasur përpjekje të militantëve partiak për ta deformuar vullnetin e qytetarëve”.

“Shtabet tona lokale i kanë raportuar disa prej tyre parregullsive. Në Prizren kemi denoncuar në Polici blerjen e votave nga militantët e VV-së. Ky rast është raportuar në polici dhe ka ndodhur rreth orës 10, në ambientet e shkollës “Abdyl Frashëri””, ka deklaruar Tahiri.

Më tutje ai ka thënë se përveç, VV-së është edhe një rast kur sipas tij aktivistët e LDK-së kanë bërë shkelje gjatë procesit të votimit.

“Po ashtu raste të tilla kemi pasur në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë ku një aktivist i VV-së ka qëndruar afër të vendvotimi duke ndikuar tek qytetarët për t’i joshur me shitje të votës.

Besoj që e keni parë të gjithë se si është filmuar kryetari i VV-së në Pozheran të Vitisë, ku dyshohet se ishte duke blerë votë.

Përveç VV-së, në Zhabarë janë parë edhe zyrtarë të LDK-së të cilët janë përpjekur të ndikojnë dhe të deformojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaurar Tahiri.