image PDK akuzon Qeverinë Hoti për dështim në menaxhimin e situatës me Covid-19

Politikë

PDK akuzon Qeverinë Hoti për dështim në menaxhimin e situatës me Covid-19

news image

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka adresuar sot kritika ndaj Qeverisë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, duke thënë se po përsëriten gabimet e Qeverisë së shkarkuar Kurti.

Në një konference për media, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ilir Kurtishi tha se shpërthimi i rasteve të reja në Kosovë po dëshmon defektet në menaxhim nga ana e qeverisjes aktuale.

“Shpërthimi i rasteve me Covid-19, që po ndodh tani gjithandej Kosovës, është shumë shqetësues. Rritja e frikshme tregon defektet e ndryshme që e kanë përcjellë menaxhimin e pandemisë, dhe për të cilat qysh nga fillimi kemi ngritur zërin. Kësaj i jemi frikësuar dhe kjo po ndodh”, tha ai.

Kurtishi tha se mungesa e fokusit për menaxhim po dëshmon paaftësinë e qeverisë Hoti.

“Kemi tërhequr vërejtjen në vazhdimësi për vonesat dhe gabimet e bëra nga Qeveria e kaluar Kurti lidhur me testimet dhe masat e domosdoshme që duhej ndërmarrë. Po ashtu, është brengosëse mungesa e fokusit që Qeveria Hoti ka ndaj pandemisë, në aspektin shëndetësor dhe ekonomik. Rekomandimet tona për rritjen e testimeve u injoruan. Me keqardhje po vëmë re se edhe Qeveria aktuale po përdorë të njëjtën qasje që kemi dëgjuar para tre muajve, e që në realitet maskon paaftësinë në luftën kundër Covid-19”, tha ai.

Kurtishi adresoi kritika edhe ndaj ish-partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje për tubimin e javës së kaluar. /Gazeta Sinjali/