image PD-ja në Shqipëri kërkon përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe

Shqipëri

PD-ja në Shqipëri kërkon përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe

news image

Kur kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dosjen ankimore.

PD-ja kërkoi shpalljen e pavlefshëm të rezultateve në 9 qarqe dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona.

Të vetmet qarqe ku PD nuk pretendon se ka pasur parregullsi janë Shkodra, Lezha dhe Dibra, të cilat i ka fituar.

Ndërkohë, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot ankesë duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. /Gazeta Sinjali/