Posa falet Bajrami, qetësia e festës në fshatin Marec prishet nga krismat e armëve.
Ato u shkrepën nga xhematlinjtë që shkuan për të falur namazin e kësaj feste.
Në këtë mënyrë ata shënuan kremtën, ani se paraprakisht nga imami i xhamisë së katundit u bë thirrje që të mos festohet duke shtënë me armë.
Kjo gjë pengoi disa prej besimtarëve që u shprehën se kjo nuk duhet të jetë mënyra e gëzimit në këtë ditë.
Marecasit, me armë kishin festuar edhe në Bajramet e kaluara.