image "Prapë kurban gastronomia"/ Gastronomët kërkojnë lehtësimin e masave antiCOVID - Sinjali

“Prapë kurban gastronomia”/ Gastronomët kërkojnë lehtësimin e masave antiCOVID

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar për shkak të mos lehtësimit të masave kufizuese kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook kjo shoqatë shkruan se masat aktuale për veprimtarinë e bizneseve duhet të lehtësohen.

Gjithashtu, gastronomët konsiderojnë se masat aktuale nuk kanë efekt në uljen e rasteve të reja me koronavirus, andaj i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për një takim të përbashkët në të cilin do të arrihej një zgjidhje adekuate për masat aktuale./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin