image Ekipi turk që theri kurban arrin fitore

Futboll

Ekipi turk që theri kurban arrin fitore

news image

Kocaelispor është klubi turk që garon në Ligën e Parë të Turqisë, e ku ditë më parë u bë mjaft i njohur sepse kishte prerë kurban që të mos bien nga liga.

E siç duket kjo gjë ka pasur ndikim pasi që skuadra turke arriti fitore pas shtatë ndeshjeve.

Kocaelispor mposhti Balıkesirspor 2-1 në kuadër të javës së 24-të.

Në pjesën e parë, të parët kaluan në epërsi Balikesirspor, me golin e Foxi Kethevoama, në minutën e 44-të, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Kocaelispor barazoi 1-1 me Benhur Keser në minutën e 56-të, teksa golin e fitores e shënoi transferimi i ri Babacar.

/Gazeta Sinjali Sporti/