image Paul Pogba vendos për të ardhmen, Raiola paralajmëron Manchester Unitedin

Futboll

Paul Pogba vendos për të ardhmen, Raiola paralajmëron Manchester Unitedin

news image

Mesfushori francez, Paul Pogba, thuhet se është i vendosur të largohet nga Manchester United dhe të rikthehet te Juventusi, transmeton Sinjali Sportiv.

‘The Times’ shkruan se nëse reprezentuesi francez do mund të negociojë me krerët e klubit lidhur me largimin nga ‘Old Trafford’, ai ësht i vendosur që të rikthehet te kampioni italian, aty ku kishte kaluar 4 vite.

Edhe sipas agjentit të lojtarit, Mino Raiolas, 27 vjeçari nuk ësht i lumtur te ‘Djajtë e Kuq’ dhe do largohet gjatë verës.

Raiola gjithashtu ka paralajmëruar klubin anglez se mund ta humbasin lojtarin me parametra zero, nëse nuk vendosin për shitjen e tij gjatë verës së vitit 2021.

Paul Pogba ka kontratë të vlefshme me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2022 dhe sipas agjentit, Mino Raiola, mesfushori nuk do e vazhdojë kontratën. /Sinjali Sportiv/.