Rui Patricio mund të quhet portieri i ri i Romës, edhe pse zyrtarizimi ende mungon, raporton mediumi italian, përcjell Sinjali Sport.
Pas shumë negociatave me agjentët e portierit, është arritur më në fund marrëveshja.
Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport” , portieri i Kombëtares portugeze ka pranuar me kënaqësi transferimin në kryeqytetin italian, ku do të punojë nën urdhrat e bashkëkombësit të tij Jose Mourinho.
33-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me Romën, nga e cila do të fitojë 2,5 milionë euro në sezon.
Roma kishte edhe opsione tjera për portën si Matteo Gollini e Juan Musso, por në fund vendosën për përvojën e portugezit.
Në anën tjetër negociatat mes Romës dhe Wolverhampton janë drejt fundit pasi janë afër marrëveshjes.
Gjithnjë sipas mediave në Itali, Roma do të paguajë gjashtë milionë euro te Wolves për transferimin e portugezit. /Gazeta Sinjali Sporti/