image Pasuria milionëshe e Xhelal Sveçlës

Financa

Pasuria milionëshe e Xhelal Sveçlës

news image

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, posedon pasuri milionëshe, shkruan Gazeta Sinjali.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsion, Sveçla në bashkëpronësi posedon një shtëpi në vlerë 600 mijë euro, të cilën thotë se e ka trashëguar nga babai.

Trashëgim nga babai ai ka deklaruar se posedon edhe dy lokale afariste me vlerë, 600 mijë dhe 650 mijë euro dhe 430 metra katror truall në vlerë 100 mijë euro.

Sveçla në AKK ka deklaruar se nuk ka veturë personale. E vetmja veturë që ai posedon është ajo e bashkëshortes së tij, me vlerë 4 mijë euro, e cila thotë se është blerë me kredi.

Në pronëse të bashkëshortes së tij, ai ka thënë se është edhe ordinanca specialistike e stomatologjisë “Dhomi”, ordinancë e cila ka 6 mijë euro kapital.

Sveçla ka deklaruar se të depozituara në bankë i ka vetëm 500 euro, ndërsa bashkëshortja e tij thotë se i ka 686.14 euro.

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm ka deklaruar se ka marrë 9 mijë e 800 euro kredi për renovimin e shtëpisë dhe shpenzime të tjera, kurse bashkëshortja e tij ka marrë gjithsej 57 mijë e 429 euro e 47 cent.

Sa u përket të hyrave vjetore, Sveçla ka deklaruar se bashkëshortja e tij merr 20 mijë e 400 euro pagë vjetore si profesor nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji. 6 mijë të tjera ai ka deklaruar se ajo i merr si pagë vjetore nga ordinanca “Dhomi” dhe 3 mijë e 600 euro pagë vjetore nga Universiteti i Tetovës.

Ndërkaq, Sveçla ka deklaruar se babai i tij merr pension 900 euro në vit. Kurse, sa ishte deputet, Sveçla ka bërë të ditur se ai personalisht ka marrë 1 mijë e 560 euro pagë./Gazeta Sinjali/