image Pasuria e ministrit të Infrastrukturës që nuk ka veturë, por me dy shtëpi e me biznes

Kosovë

Deklarim/ Pasuria e ministrit të Infrastrukturës që nuk ka veturë, por me dy shtëpi e me biznes

news image

Ministri i ri i Infrastrukturës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në deklarimin e tij të fundit të pasurisë që është bërë vitin e kaluar nuk është aspak keq në çështjen e pasurisë.

Ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit vitin e kaluar kishte deklaruar se ka dy shtëpi në vlerë të 350 mijë eurove. Njëra sipas tij, është blerë nga kursimet dhe nga kredia bankare, ndërsa shtëpinë tjetër e ka trashëgimi nga prindërit.

Poashtu si pasuri të paluajtshme e ka edhe një tokë në vlerë të 90 mijë eurove, që thotë se është trashëgimi nga gjyshërit.

Më tutje në deklarimin e tij, Abdixhiku ka bërë të ditur se në vitin 2014 bashkëshortja e tij ka blerë një veturë të tipit Hyundai që kushton 12 mijë euro.

Ministri i ri i Infrastrukturës ka bërë të ditur se ka edhe përqindje në Kolegjin Riinvest, kapitalin në të cilin gjendet prej 3 mijë e 722 euro.

Po ashtu Abdixhiku ka deklaruar se në xhirollogarinë e tij bankare ka shumën prej 3 mijë e 496 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka kursyer shumën prej 1 mijë e 100 euro.

Viti 2019 ka qenë i frytshëm për Abdixhikun edhe në aspektin privat e financiar. Ai vitin e kaluar e ka kryer kredinë që e kishte marrë prej 80 mijë euro për blerjen e shtëpisë./Gazeta Sinjali/