image Pasuria e ‘merr në qafë’, shkarkohet gjyqtarja në Shqipëri, përlotet në seancë

Rajon

Pasuria e ‘merr në qafë’, shkarkohet gjyqtarja në Shqipëri, përlotet në seancë

news image

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur ta shkarkojë gjyqtaren Fatmira Hajdari në Shqipëri, të venë e Azem Hajdarit, e cila është njëherazi e ëma e deputetes Rudina Hajdari.

Shkarkimin gjyqtarja e ka komentuar me vetëm një fjalë për mediat. “Vendim i pritshëm”, u shpreh ajo shkurt dhe vazhdoi rrugën për te vetura.

Ndërkaq, avokati i gjyqtares, Maks Haxhia tha se do e apelojë këtë vendim teksa e cilësoi si aspak të ligjshëm.

KPK konstatoi se Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015 dhe fillimin e punimeve të investimit në një godinë 5 katëshe.

Sipas KPK, rezulton se ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vettingut. Ndërkohë pasuria në total e Fatmira Hajdarit përfshin tre njësi, 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207,400 euro dhe dy vetura Mercedez Benz prej 53 mijë euro dhe 19.800 euro, të cilat nuk i ka deklaruar.

Gjithashtu komisoni ka konstatuar se Hajdarit i është refuzuar viza për në SHBA, gjë të cilën ajo nuk e ka pranuar.

Hajdari u përlot në seancën e kaluar të KPK ku tha se jeton ende në shtëpinë që ia la Azemi. 

Ndër të tjera, gjyqtarja u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndihmuar me një kredi 25 milionë lekë të vjetra, pasi pa shtëpinë e amortizuar.

Megjithatë, sipas KPK, gjyqtarja nuk e justifikon pasurinë dhe për këtë arsye nuk e ka kaluar vettingun. /Gazeta Sinjali/