image Pasuria e Arben Vitisë, veturat, pagat e paratë e gatshme në bankë

Politikë

Pasuria e Arben Vitisë, veturat, pagat e paratë e gatshme në bankë

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar mijëra euro pasuri në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vitia posedon 400 mijë euro pasuri të paluajtshme ku përfshihet një shtëpi dhe një truall. Siç ka vlerësuar Vitia, ai ka shtëpi 250 metra katror në vlerë prej 150 mijë eurosh, të cilën thotë se e ka trashëguar. Gjithashtu ka deklaruar edhe 15 ari truall në vlerë prej 250 mijë euro, të cilin thotë se e ka blerë në vitin 2003.

Vitia ka veturë Mazda në vlerë 12 mijë euro, ndërsa gruaja e tij ka veturë Suzuki në vlerë 15 mijë euro.

Në bankë, Vitia i mban 1 mijë euro, ndërsa gruaja e tij 500 euro.

Ai ka deklaruar pagë mujore prej 1 mijë e 460 eurosh nga Kuvendi i Kosovës. Në anën tjetër, bashlëshortja e tij merr 10 mijë e 950 euro pagë vjetore nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ndërsa deklaron 1 mijë e 723 euro pagë nga një kolegj privat.

Sipas të dhënave në Agjencinë Kundër Korrupsionit, bashkëshortja e Vitisë ka borxhe deri në 22 mijë e 500 euro. Këtu janë përfshirë një kredi nga banka prej 22 mijë eurosh, dhe 2 mijë e 500 euro borxh hua.

Vitia ka deklaruar se nuk ka aksione në ndonjë kompani. /Gazeta Sinjali