image Pastruesja e përfshirë në vjedhjen e 50 milionë paundëve kapet me vathë diamanti

Botë

Policia/ Pastruesja e përfshirë në vjedhjen e 50 milionë paundëve kapet me vathë diamanti

news image

Një pastruese rumune që mohon përfshirjen në në grabitjen e 50 milionë paundë bizhuteri të trashëgimtares Tamara Ecclestone, është ndaluar nga policia duke mbajtur në veshë vathë me vlerë 300 mijë paundë, të zhdukur gjatë grabitjes.

47 vjeçarja Maria Mester dhe i biri i saj 29-vjeçar Emil-Bogdan Savastru akuzohen për konspiracion në grabitjen e shtëpisë 80 milionëshe të zonjushës Ecclestone në Kensington në qendër të Londrës gjatë kohës së Krishtlindjes.

Tamara është bija e ish-pronarit të kampionatit të automobilizimit Formula 1, Bernie Ecclestone dhe ishte larguar nga vendi për pushime kur shtëpia e saj u grabit në dhjetor.

Mes sendeve të vjedhura nga shtëpia me 57 dhoma gjumi ishin dhe vathët e rralla të diamantit me vlerë 300 mijë paudë që Mester akuzohet se mbante në vesh kur u arrestua më 31 janar teksa vinte nga Italia.

Gjithashtu pretendohet se biri i saj nga Bethnal Green në Londër, ishte në zotërim të çantës Louis Vuitton të vjedhur gjatë grabitjes.
Mester mohon vjedhjen dhe fshehjen e pasurisë së vjedhur. /Gazeta Sinjali/