image Pasojat e koronavirusit në Shqipëri, anulohen ndeshjet e këtij sporti

Futboll

Sport/ Pasojat e koronavirusit në Shqipëri, anulohen ndeshjet e këtij sporti

news image

Sot u konfirmuan rastet e para të koronavirusit në Shqipëri, ndërsa menjëherë kanë ardhur edhe efektet e para të tij.

Federata Shqiptare e Volejbollit ka konfirmuar mbylljen e veprimtarive sportive deri më 3 prill, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vet Federata përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

“Njoftim publik!

Lidhur me situaten e krijuar nga prania e COVID-19 në territorin shqiptar dhe në zbatim të urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me Nr. 132 datë 08.03.2020, për mbylljen e veprimtarive sportive deri më datë 3 prill 2020, ju njoftojmë se ndeshjet e planifikuara nga data e sotme, deri më datë 3 prill 2020, nuk do të zhvillohen!

Për vazhdimësinë e kampionatit do t’ju njoftojmë në nje moment të dytë.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, gjejmë rastin për të uruar kalimin sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja të kësaj situate dhe rikthimin në normalitet” – thuhej në komunikatën e tyre./Gazeta Sinjali/