image Pasi u refuzua nga sulmuesi serb, Arsenali synon ta transferojë yllin e Juventusit

Futboll

Pasi u refuzua nga sulmuesi serb, Arsenali synon ta transferojë yllin e Juventusit

news image

Arsenali vazhdon të kërkojë përforcime në sulm dhe shikon Serie A-në si ligë ku mund të bëjë blerje në afatin kalimtar të janarit.

Pas marrëveshjes së gjetur me Fiorentinën për Vlahovicin, Topçinjtë u përplasën më pas me agjentët e qendërsulmuesit serb që i skadon kontrata në vitin 2023, por ata nuk i përgjigjen në telefon dhe për këtë arsye nuk janë të interesuar as të ulen me drejtuesit e klubit anglez.

Arsenali vazhdon të shikoi në Itali dhe i ka vënë sytë kah Kulusevski i Juventusit, raporton Gianluca di Marzio, përcjell Sinjali Sport.

Ish-suedezi i Parmas dhe Atalantas këtë sezon ka grumbulluar një gol dhe një asistim në 15 paraqitje në ligë dhe Champions League me skuadrën e drejtuar nga Allegri. /Gazeta Sinjali Sporti/