image LDK refuzon të replikojë me Gërvallën: Si plotëson kriteret për këtë gjë

Politikë

LDK refuzon të replikojë me Gërvallën: Si plotëson kriteret për këtë gjë

news image

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka ironizuar me ministren e jashtme, Donika Gërvalla lidhur me një replikë.

Teksa Gërvalla doli në foltore, ajo u shpreh është e zhgënjyer nga kjo seancë dhe se ka pritur diçka tjetër, duke shtuar që beson se edhe qytetarët kanë të njëjtin mendim në lidhje me këtë gjë.

“Për mua është mjaftë zhgënjyese kjo seancë, sepse kam pritur diçka krejt tjetër, mendoj që edhe qytetarët e Republikës sot kanë pritur një seancë krejt tjetër, mendoj që kanë pritur një seancë në të cilën deputetët dhe qeveria së bashku do t’i shprehin një mbështetje të plotë policisë, do t’i tregojnë që i përkrahin dhe i mbështesin ushtarët e KFOR-it, mbështesin aksionet të cilat mëtojnë të vënë në vend sovranitetin në të gjithë vendin tonë, prandaj e shoh kaq zhgënjyese këtë seancë”, u shpreh ajo.

E pas kësaj, kreyeparlamentari Konjufca mendoi se LDK kishte një replikë për ministren, megjithatë ata nuk morën mundin për të.

Në kohën e replikës të cilën ia dha Konjufca, shefi i grupit parlamentar, Gashi tha se ajo nuk i plotëson kriteret as për replikë.

“Zëvendëskryeministrja 13 herë e përmendi LDK-në në fjalimin e saj. Seriozisht, hynë në kategorinë e personave tashmë edhe zyrtarisht me të cilët LDK’ja ma as nuk replikon, nuk i plotëson as minimum kriteret e replikës”, th Gashi.

Kjo shkaktoi të qeshura nga shumica e deputetëve të LDK-së, përfshirë kryetarin e partisë, Lumir Abdixhikun.

Pas kësaj, seanca ka shkuar në pushim deri në ora 15:00.

/GazetaSinjali/