Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka reaguar pas emërimit të tij në pozitën e koordinatorit nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, shkruan Gazeta Sinjali.
Veliu ka premtuar se do të bashkëveproj në koordinim të plotë me institucionet relevante, vendore e ndërkombëtare, siç tha ai, për ta kapitalizuar me punë të suksesshme besimin që i është dhënë për këtë detyrë.
“Me gjithë kapacitetin tim personal, e profesional, do të angazhohem për ta bërë më të mirën në një fushë me rëndësi për vendin.
Edhe kjo detyrë, si secila deri më tani, nuk është privilegj, por përgjegjësi karshi shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/