image Pasi mësimdhënësit e infektuar u shëruan, kjo shkollë e Ferizajt do të kalojë në skenarin A

Arsim

Pasi mësimdhënësit e infektuar u shëruan, kjo shkollë e Ferizajt do të kalojë në skenarin A

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ali Hadri”, në Mirash të Ferizajt, të kalojë nga skenari “C”, sipas të cilit mësimi vijohet online, në skenarin “A” (mësim në shkollë), raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, është marrë të shtunën, pasi mësimdhënësit e këtij institucioni të cilët kishin rezultuar pozitivë me COVID-19, janë shëruar.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë. /Gazeta Sinjali/