image Pas humbjes së Trump paralajmëron avokati i tij: Lufta ligjore fillon të hënën

Botë

Pas humbjes së Trump paralajmëron avokati i tij: Lufta ligjore fillon të hënën

news image

Pak pasi mediat njoftuan se demokrati Joe Biden është zgjedhur president i ri i SHBA-së, anëtarët e ekipit ligjor të ish-presidentit Donald Trump kanë folur në një konferencë shtypi në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati Rudy Giuliani ka thënë se do të fillojë të paraqesë sfida ligjore në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve ku demokrati Biden doli fitues.

Sipas tij, banorët e vdekur të Filadelfias (përfshirë babanë e aktorit Will Smith) kanë votuar në këto zgjedhje.

“Thjesht nuk e humbisni një epërsi të tillë pa korrupsion”, është shprehur ai. /Gazeta Sinjali/