Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump ka nisur të këshillojë presidentin aktual, Donald Trump, që të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale, sipas një artikullit të CNN.
Një burim i sigurt, sipas CNN, ka treguar se Melania ia ka shprehur hapur këtë mendim bashkëshortit të saj president.
Gjithashtu bëhet me dije se edhe dhëndri i kandidatit republikan, bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner ka këshilluar Trumpin të heqë dorë nga betejat ligjore dhe të pranojë rezultatin.
Kujtojmë që Trump ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka theksuar se rezultatin do e dërgojë në gjykatat më të rëndësishme të vendit.
Ndërkohë kandidati demokrat, Joe Biden ka siguruar tashmë 270 votat e nevojshme elektorale dhe është shpallur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Gazeta Sinjali/