image "Pasha fëmijët ja keni me m'vra, ja kam me ju vra dijeni", merret vendimi për të dyshuarin që kërcënoi një person në Ferizaj

Drejtësi

“Pasha fëmijët ja keni me m’vra, ja kam me ju vra dijeni”, merret vendimi për të dyshuarin që kërcënoi një person në Ferizaj

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.N., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 21.01.2021, me qellim te frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, e kanosë të dëmtuarin R.J., në atë mënyre që  përmes telefonit celular i ka dërguar SMS mesazhe në aplikacionin mesengjer dhe atë me përmbajtje kërcënuese si: ‘gjallë ska me ju lëshua se fort ju kam respektu, pasha fëmijët ja keni mem vra, ja kam me ju vra dijeni, s’deshët me u marr vesh fare ka me ju qitë’, me ç‘rast kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim dhe frikë dhe pasiguri tek i dëmtuari dhe familja e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Andaj gjyqtarja e procedurës paraprake bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, dhe se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarit, dhe të dëshmitarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

/Gazeta Sinjali/