Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, gjatë fushatës për zgjedhjet komunale përderisa ishte duke shpalosur planprogramin e tij vërehen ngecjet e tij gjatë leximit.
“Jemi bashka”, “8 vit”, “Pasataj”, “Instrastruktur”, ishin disa prej fjalëve të cilat Bahtiri i gaboi gjatë fjalimit.
Kjo nuk është hera e parë që Bahtiri gjatë shpalosjes së planprogramit ngec në lexim, pasi që gjatë fushatës zgjedhore për këto zgjedhje komunale, Bahtiri gjatë leximit të emrave për kandidatë për Asamble Komunale ia huq emrit të kandidatit duke i thënë fillimisht “Mahmut”, e që në fakt bëhej fjalë për Muhamet Pllanën.
“Për arsye se ne edhe ata jemi bashka, njeri që ka ardhë në Mitrovicë që 8 vit”.
“Sipas planit zhvilliminor komunal, tek rrthrrutullimi do të vazhdojë…edhe shtigjet e rregulluara me instrastruktur totale”, tha Bahtiri./GazetaSinjali/