image Pas vrasjes së Al-Baghdadit, emërohet lideri i ri i ISIS

Botë

Botë/ Pas vrasjes së Al-Baghdadit, emërohet lideri i ri i ISIS

news image

Shteti Islamik ka konfirmuar përmes një audio-incizimi vdekjen e liderit Abu Bakr Al-Baghdadi.

Një zëdhënës i ISIS gjithashtu tha se udhëheqësi i ri i kësaj organizate terroriste është Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quarayshji.

Dih Vetëm u njoftua se ai vjen nga i njëjti fis si Al-Baghdadi.

Forcat speciale amerikane kanë ndjekur Baghdadin në veriperëndim të Sirisë gjatë fundjavës dhe kanë sulmuar atë në kompleksin e tij.

Al-Baghdadi ka ikur në një tunel dhe ka shpërthyer jelekun vetëvrasës, duke vrarë edhe dy fëmijët e tij, përveç vetes.

Ai ishte shpallur lider i grupit ekstremist, Shteti Islamik më 2014 kur militantët e IS-it kontrollonin pjesë të mëdha të territorit në Siri dhe Irak.

Ushtria amerikane ka publikuar gjatë ditës pamjet e para të sulmit, në përndjekje të Baghdadit./Gazeta Sinjali/