Shteti Islamik ka konfirmuar përmes një audio-incizimi vdekjen e liderit Abu Bakr Al-Baghdadi.
Një zëdhënës i ISIS gjithashtu tha se udhëheqësi i ri i kësaj organizate terroriste është Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quarayshji.
Dih Vetëm u njoftua se ai vjen nga i njëjti fis si Al-Baghdadi.
Forcat speciale amerikane kanë ndjekur Baghdadin në veriperëndim të Sirisë gjatë fundjavës dhe kanë sulmuar atë në kompleksin e tij.
Al-Baghdadi ka ikur në një tunel dhe ka shpërthyer jelekun vetëvrasës, duke vrarë edhe dy fëmijët e tij, përveç vetes.
Ai ishte shpallur lider i grupit ekstremist, Shteti Islamik më 2014 kur militantët e IS-it kontrollonin pjesë të mëdha të territorit në Siri dhe Irak.
Ushtria amerikane ka publikuar gjatë ditës pamjet e para të sulmit, në përndjekje të Baghdadit./Gazeta Sinjali/