image Me votat e diasporës, VV-ja del e para në garën e balotazhit në Podujevë

Me votat e diasporës, VV-ja del e para në garën e balotazhit në Podujevë

news image

Pas numërimit të votave të rregullta, ka mbaruar edhe numërimi i votave me postë.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka marrë 85 për qind të votave me postë.

Nga 194 vota me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 161 prej tyre, duke lënë prapa Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila mori 25 vota me postë, kurse AAK mori tetë.

Momentalisht, duke numëruar edhe votat me postë, garës së balotazhit tashmë i prinë Lëvizja Vetëvendosje me vetëm 23 vota përpara Lidhjes Demokratike të Kosovës.

/GazetaSinjali/