image Vitia: Doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm

Shëndetësi

Vitia: Doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm

news image

Gjatë një konference për media që është mbajtur sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani  dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas vizitës në IKShPK, ky i fundit ka thënë se ka javë që kanë nisur negociatat për sigurimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Grupi i negocimit me kompanitë prodhuese tani ka disa ditë në mos javë që është përditësuar dhe formuar duke shtuar edhe disa profesionistë të tjerë. Do të ketë nevojë sipas të gjitha gjasave edhe për dozën e tretë dhe ne kemi filluar negocimin për sigurimin e dozës së tretë që do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm”, ka thënë Vitia,

Ministri Vita gjatë vizitës në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik gjithashtu është deklaruar edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

Është vendim që merret në bazë të rekomandimeve dhe situatës epidemiologjike. Kur të merret vendimi do të njoftohen qytetarët”./GazetaSinjali/