image Pas Twitterit, edhe Facebooku i censuron postimet e mbështetësve të Trumpit

Aplikacione

Pas Twitterit, edhe Facebooku i censuron postimet e mbështetësve të Trumpit

news image

Ka nisur një tjetër betejë për presidentin e SHBA-së, Donald Trump  me rrjetet sociale. Pas polemikave të drejtpërdrejta me Twitterit, tashmë Trump duhet të përballet edhe me Facebooku.

Rrjeti social ka vendosur ta bllokojë një reklamë zgjedhore të fushatës së presidentit, ku ndër mesazhet e tjera dilte edhe një simbol që nuk i ka shpëtuar syrit të kritikëve të tij.

Bëhet fjalë për një trekëndësh të kuq, të përmbysur. Sipas denoncimeve të shumta, simboli është përdorur nga regjimi nazist për të identifikuar divizat e të burgosurve në kampin famëkeq të Aushvicit, ku trekëndëshi i kuq përfaqësonte kategorinë kundërshtarëve politikë.

Mesazhi elektoral ka qarkulluar edhe në faqet zyrtare të mbështetësve të Trump, si “Team Trump”, ku sulmoheshin grupe të të majtës radikale të përfshira në valën e protestave të këtyre javëve.

Ky asociacion i simbolit me sulmet politike ka bërë të reagojë rrjetin social të drejtuar nga Mark Zuckenberg, i cili ka bllokuar postimin për shkelje të rregullores që përjashton mesazhet që nxisin urrejtjen”.

Por përgjegjësit e fushatës së presidentit amerikan e kanë përjashtuar këtë mundësi, duke thënë se në të vërtetë simboli është përdorur pikërisht nga krupe të majta, si ajo e njohur si ANFIFA, dhe se nuk kishte asnjë vullnet për të çuar pas memorien në një nga periudhat më të errëta të njerëzimit. /Gazeta Sinjali/