image Pas Turqisë, Kroacisë e Maqedonisë, Nobelin e bojkoton edhe Afganistani

Kosovë

Botë/ Pas Turqisë, Kroacisë e Maqedonisë, Nobelin e bojkoton edhe Afganistani

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka marrë konfirmim nga Afganistani që nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel.

Sipas një njoftimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ky bojkot vjen pasi Peter Handke mbështeti politikat gjenocidale të Millosheviqit.

“Pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, sonte kam marrë një telefonatë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Afganistanit Idrees Zeman i cili më njoftoi se ai ka udhëzuar Ambasadorin e tyre në Suedi që të bojkotojnë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke i cili mbështeti politikat gjenocidale të Millosheviqit”, ka shkruar ai.

përveç këtyre vendee edhe Ambasadori i Turqisë në Stockholm, Hakki Emre Yunt, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi, për shkak të shkrimtarit austriak, Peter Handke. /Gazeta Sinjali/