image Pas tre ditësh “izolim” nga acari, sot hapen shkollat në Shqipëri

Shqipëri

Pas tre ditësh “izolim” nga acari, sot hapen shkollat në Shqipëri

news image

Pas tre ditësh të mbyllura si pasojë e të ftohtit polar, shkollat në Shqipëri janë rihapur ditën e sotme.

Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar mjaft probleme në vend, që nga bllokimi i rrugëve e deri te ngricat në sistemin ujësjellës.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi që mungesa e ngrohjes në shkolla të ishte i vetmi shkak për pezullimin e mësimit, pasi sipas saj ka pasur një sërë faktorësh që çuan në marrjen e këtij vendimi, njofton abcnews.

Nga ministria e Arsimit është bërë e ditur se orët e humbura do të zëvendësohen por nuk është dhënë një datë konkrete se kur do të realizohen.

/GazetaSinjali/