image Pas tërmetit priten përmbytje, paralajmërimi i sinoptikanit grek për Shqipërinë

Rajon

Rajon/ Pas tërmetit priten përmbytje, paralajmërimi i sinoptikanit grek për Shqipërinë

news image

Sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou, paralajmëron se në katër pesë-ditët e ardhëshme kërkohet një kujdes i madh në Shqipëri kryesisht në zonat qendrore, perëndimore dhe veriperëndimore të saj, pasi të dhënat sinoptike të fundit tregojnë se moti do të jetë tepër i paqëndrueshëm me stuhi, shtrëngata dhe reshje tepër të fuqishme dhe nuk përjashtohet që këto të godasin zonat e dëmtuara nga tërmeti.

Nuk mjaftojnë tërmetet , por tani parashikimet këmbëngulin për reshje të dendura shiu në katër ditët e ardhshme në Shqipërinë fqinje, të afta të shkaktojnë përmbytje në zonat kryesisht të Shqipërisë qendrore, por dhe në veri të vendit, ndoshta edhe në zonat e goditura nga tërmeti.  Le të shpresojmë që parashikimet e motit të mos jenë të sakta dhe ju uroj personave të cilët pësuan dëme nga tërmeti të kenë forcë dhe kurajo”- shkruan në llogarinë e tij në Facebook, sinoptikani grek.

https://www.facebook.com/SakisArnaoutoglouForecasts/photos/a.1436771799895567/2362607613978643/?type=3

Arnautoglou i pyetur nga TCH se kur mund të ketë një pamje më të qartë për sasinë e reshjeve, ka sqaruar se deri në mesditën e së hënës të ketë të dhëna më të sakta për fuqinë e stuhive dhe sasinë e reshjeve që sipas hartës që ai publikon duket se do të jenë të mëdha.

Sakis Arnaoutoglou i njohur tashmë për publikun shqiptar pasi nëpërmjet Top Channel, ka parashikuar disa herë fenomene të tejskajshme në Shqipëri , ka mijëra ndjekës shqiptarë në llogaritë e tij në mediat sociale për shkak të përpikmërisë së modeleve të prognozave që ai përdorë./Topchannel