image Pas tërmetit në Shqipëri, këngëtarja tregon se a do të marrë pjesë në “Kënga Magjike”

Showbiz/ Pas tërmetit në Shqipëri, këngëtarja tregon se a do të marrë pjesë në “Kënga Magjike”

news image

Këto ditë kur Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë, shumë artistë kanë anuluar koncertet.

Por, festivali “Kënga Magjike” nuk është anuluar dhe kjo për një arsye të fortë.

Ardit Gjebrea njoftoi se me paratë e biletave do të ndërohet shtëpia e një familjeje të prekur nga tërmeti, në Thumanë.

Këngëtarja Fifi përmes një postimi në Instagram konfirmoi pjesëmarrjen, duke thënë se “Së bashku mund të ndërtojmë një strehë për dikë”.

“Une jam artiste dhe si e tillë i kam shfrytëzu në maksimum rrjetet e mia sociale për të ndihmu dhe informu njerzit për t’i lokalizu, akomodu, me u nis ndihmat nëpër vendet adekuate dhe të dorzohën direkt nëpër njerëzit e prekur nga ky rast . Uroj të kem shërbyer sado pak . Këtë vit marr pjesë te Kenga Magjike dhe se bashku mund të ndërtojmë një strehë dikuj . @arditgjebrea bashk me stafin e festivalit kanë vendos që me të ardhurat e biletave që do shiten për netët live do ndërtohet shtëpi për njërën nga familjet e prekura  #këndojpërtëndërtuar“, ka shkruar ajo.

Ndërsa, Besa Kokëdhima në shenjë solidarizimi me të prekurit e tërmetit, u tërhoq nga gara./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B5dNUqdgYYC/