Janë bërë gati se tre orë që kur takimi trepalësh ka nisur në ora 10:00 të mëngjesit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Lajçakut dhe Borellit.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell, pritet që pas takimit të dalë në konferencë për media për të shpjeguar ecurinë e bisedimeve mes palëve.
Ndonëse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar rreth bisedimeve, media opozitare serbe “Nova.rs” ka raportuar se sipas burimeve diplomatike të tyre Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar propozimin e BE-së për zgjidhjen e çështjeve të targave.
Më tej, sipas tyre, as Albin Kurti “nuk është treguar më konstruktiv”, për çka, duke cituar burimet e tyre, kjo gazetë thotë se Kurti ka insistuar në konvertimin e tërësishëm të targave në RKS për ata që i mbajnë ato të paligjshmet “KM, etj”