image Pas skandalit të dhunës, shfaqet në publik e dashura e aktorit turk

Bota e Yjeve

Pas skandalit të dhunës, shfaqet në publik e dashura e aktorit turk

news image

Disa muaj më parë në mediat turke bëri bujë skandali i dhunës me aktorit turk Ozan Gucen dhe të dashurës së tij Deniz Bulutsuz.

Deniz e akuzoi aktorin se e kishte dhunuar dhe publikoi foto si provë. Nga ana tjetër edhe Ozan publikoi foto ku akuzonte të dashurën se e kishte dhunuar dhe kërcënuar.
Prokuroria kërkoi 13 vite burg për aktorin, por ai është ende i lirë pasi çështja nuk është mbyllur.

Muaj pas lajmit të bujshëm, e dashura e aktorit është shfaqur për herë të parë në publik dhe është fotografuar në fejesën e aktorit Ege Sasmaz.

E veshur me një fustan ngjyrë të errët dhe me syze, Deniz pozoi me miqtë e saj dhe dukej në formë. Mediat turke shkruajnë se ajo i ka lënë pas ditët e këqija. /Gazeta Sinjali/