Pas raportimit se një zyrtar i EULEX-it ka parkuar veturën e tij zyrtare në një zonë të gjelbër në Prishtinë, EULEX ka ndaluar përdorimin e automjeteve zyrtare pas orarit të punës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një përgjigje për Sinjalin, nga EULEX kanë thënë se përveç nisjes së hetimeve, zyrtarët e EULEX-it nuk do të kenë të drejtë të përdorin automjetet zyrtare nëse nuk janë në detyrë.
“Përveç nisjes së një hetimi të brendshëm, EULEX-i ndërmori edhe një sërë masash të tjera, duke përfshirë rregullat për përdorimin e automjeteve zyrtare nga zyrtarët e EULEX-it që nuk janë në detyrë apo në thirrje”, thuhet në përgjigje nga zyrat e EULEX-it për Sinjalin. /GazetaSinjali/