image Pas shpërthimit në Poloni, Gjermania ofron ndihmë në patrullim ajror

Evropë

Pas shpërthimit në Poloni, Gjermania ofron ndihmë në patrullim ajror

news image

Në përgjigje të goditjeve me raketa në Poloni, Gjermania i ofroi vendit fqinj mbështetje “të menjëhershme” për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore.

Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Christian Thiels, Gjermania i ka ofruar Polonisë ndihmë në vëzhgimin e hapësirës ajrore.

“Kjo mund të fillojë qysh nesër, nëse e dëshiron Polonia”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të mërkurën në Berlin në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë federale.

Ndihma synon të forcojë patrullimin ajror me avionë gjermanë Eurofighter: “Avionët nuk duhet të zhvendosen në Poloni për këtë. Patrullat mund të kryhen nga bazat e forcave ajrore gjermane”, tha zëdhënësi i ministrisë.

Flota Ajrore e Gjermanisë edhe më parë ka bërë një gjë të tillë, konkretisht deri në korrik të këtij viti: “Pra, është e provuar”, tha zëdhënësi.

Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht (SPD), do të bisedojë gjatë ditës me homologun e saj polak. Sipas zëdhënësit, ende nuk është e qartë se sa Eurofighter gjermanë do të përfshihen në aksion. Kjo duhet të diskutohet me palën polake. Patrullimi bëhet gjithmonë me dy avionë në hapësira të caktuara ajrore, tha zëdhënësi, raporton DW.

/GazetaSinjali/