image Pas shpalljes së gjendjes emergjente në Deçan, Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm

Kosovë

Pas shpalljes së gjendjes emergjente në Deçan, Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm

news image

Ambasada Amerikane në Kosovë, pas raportimeve për helmim të më shumë se 1500 qytetarëve të Komunës së Deçanit, ka apeluar qytetarët dhe personelin amerikan në Kosovë që të kenë kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ambasadë  pas shpalljes së gjendjes emergjente të Komunës së Deçanit, apelon tek shtetasit dhe personeli amerikan në Kosovë, që të shmangin furnizimin me ujë nga rubineti në Komunën e Deçanit, që të përdorin ujë në shishe sipas nevojës, të monitorojnë mediat lokale për lajme lidhur me këtë temë, si dhe të njoftojnë miqtë dhe familjen për sigurinë e tyre.

Në mes tjerash, në apelin e kësaj Ambasade apelohet që qytetarët dhe personeli amerikan të kenë dokumente udhëtimi të gatshme dhe lehtësisht të arritshme, në rast se gjendja vështirësohet.

Po ashtu, ata kanë udhëzuar që të vizitojnë faqet e shëndetit të udhëtarëve CDC dhe të konsultohen me qendrat e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve për këshilltarët shëndetësorë të vendit ose telefononi në CDC në 800 232 4636 ose 404 639 3534”. /GazetaSinjali/