image Pas shkarkimit, Valverde shikoi vetëm një ndeshje futbolli

Futboll

Futboll/ Pas shkarkimit, Valverde shikoi vetëm një ndeshje futbolli

news image

Pas shkarkimit nga Barcelona, Ernesto Valverde u “zhduk” nga sytë e medieve.

Dhe si duket, përveq medieve, Valverde i ka ikur edhe futbollit në përgjithësi.

Pasi u rikthye në “San Mames” për të marrë pjesë në një forum në Bilbao, Valverde tregoi se e ka shikuar vetëm një ndeshje futbolli gjatë këtij muaji.

“S’kam shikuar shumë futboll këtë muaj. Ndeshja e vetme që shikova ishte ajo ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Barcelonës në “Copa del Rey”.

Si pasardhës i Valverdes në krye të Barcelonës erdhi Quique Setien./Gazeta Sinjali/