image Pas shkarkimit të bordeve, Vetëvendosje paralajmëron se edhe me ambasadorët do të veprohet njejtë

Kosovë

Politikë/ Pas shkarkimit të bordeve, Vetëvendosje paralajmëron se edhe me ambasadorët do të veprohet njejtë

news image

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit i Kosovës nga radhët e Levizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka arsyetuar vendimin e Qeverisë Kurti për emërimin e anëtarëve të përkohshëm të bordeve në tri ndërmarrjet publike në Kosovë.

Zogiani ka thënë se këtë veprim e kanë bërë për ta parandaluar korrupsionin që, për 20 vjet, siç ka thënë ai, ka dominuar në këto institucione.

“Nuk ndalet korrupsioni, nëse vazhdojmë me të njëjtat borde”, ka thënë ai.

Zogiani tutje ka shtuar se brenda një kohe të shkurtër nuk mund të hapin konkurs.

“Nuk mundemi brenda një jave të hapim konkurs. Po ashtu, nuk mundemi të dalim të marrim në rrugë dikë”, ka thënë Zogiani, i cili ka paralajmëruar se edhe me ambasadorët mund të veprohet në mënyrën e njëjtë si me bordet. Ndoshta do të detyrohemi që edhe një ambasador ta emërojmë në të ardhmen, ndoshta edhe nga Vetëvendosje”, ka thënë Zogiani në t7./GazetaSinjali/