COVID-19

Të infektuar

1194

Të shëruar

884

Të vdekur

31

Politikë/ Zv/ministri i VV-së: Haziri po e ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit

news image

Zëvendësministri i Lëvizjes Vetëvendosje në ministrinë e Infrastrukturës, Avni Zogiani ka akuzuar nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri se po e ndihmon ndarjen e Kosovës, sipas, siç thotë ai, dëshirës së presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Zogianit, Haziri dhe Thaçi po e tregojnë gatishmërinë e liderëve kosovarë për të dhënë territor.

“Kur Lutfi Haziri thotë, nesër i jap 14 fshatra të veriut për Preshevë e Bujanovc, ai e di mirë se thjesht po ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit… sepse ai e di mirë se faktorët ndërkombëtar nuk e marrin fare parasysh pjesën e dytë të kësaj fjalie, sepse veç territorin tënd mund ta falesh. Pra Thaçi e Haziri thjesht tregojnë gatishmërinë e liderëve kosovar për të dhënë territor…”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./GazetaSinjali/

Kur Lutfi Haziri thote, neser i jap 14 fshatra te veriut per Presheve e Bujanovc, ai e di mire se thjesht po ndihmon…

Gepostet von Avni Zogiani am Samstag, 23. Mai 2020

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: