image Pas shkarkimit nga Kurti, Haziri i del në mbrojtje Veliut: Nuk e kanë ndalur as plumbat

Kosovë

Reagim/ Pas shkarkimit nga Kurti, Haziri i del në mbrojtje Veliut: Nuk e kanë ndalur as plumbat

news image

Katër ditë pas shkarkimit të Agim Veliu nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, ka reaguar bashkëpartiaku i tij, Lutfi Haziri, i cili tha se Veliun nuk e kanë ndalur as plumbat që bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që po i bëhen nga militantët e VV-së.

Tutje, Haziri i ka cilësuar si të ulëta dhe çnjerëzore tendencat për linçim publik ndaj tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulta çnjerëzore. Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.486638371376567/3880280675345636/?type=3&theater