image Pas SHBA-së edhe BE-ja tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial

Kosovë

Pas SHBA-së edhe BE-ja tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial

news image

Edhe BE-ja do të tërhiqet nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja për Komunikim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dinka Zhivali e cila ka thënë se edhe ata kanë dilema si Ambasada e SHBA-së.

“I kemi marrë parasysh shqetësimet e shprehura nga SHBA-ja. Edhe BE-ja i ka dilemat e veta dhe ka vendosur që po ashtu të tërhiqet nga procesi, përderisa ai të mos rishikohet në tërësi dhe të kryhet në pajtim me ligjet dhe rregulloret përkatëse”.

Ambasada Amerikane në Prishtinë dje me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se janë larguar nga ky proces duke thënë se ka mungesë të transparencës./Gazeta Sinjali/