image Opozita në Mal të Zi tërhiqet nga iniciativa për rrëzim të qeverisë - Sinjali

Opozita në Mal të Zi tërhiqet nga iniciativa për rrëzim të qeverisë

news image

Sot në Mal të Zi, ishte planifikuar të mbahet seanca plenare ku do të shqyrtohej nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) njoftoi se opozita po tërheq nismën për votëbesimin ndaj Qeverisë së Malit të Zi.

“Duke pasur parasysh njoftimin e Frontit Demokratik se do të paraqesë një iniciativë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, të shpallur më 11 dhjetor dhe pasi opozita e bashkuar nisi procedurën e mosbesimit ndaj qeverisë, besojmë se bisedimet për formimin e një shumicë të re parlamentare duhet të fillojë pa vonesë”, tha DPS, raporton RTCG.

Ata janë të bindur, thonë DPS, se do të formohet një shumicë e re parlamentare “dhe në atë mënyrë do të krijohen parakushtet e nevojshme për rënien e Qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi”.

“Për këtë arsye po e tërheqim iniciativën për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi”, tha Partia Demokratike e Socialistëve./GazetaSinjali/ 


Shpërndaje artikullin