image Pas rasteve të vjedhjeve në Kçiq të Madh, Bahtiri nesër takohet me banorët e këtij fshati

Siguri

Pas rasteve të vjedhjeve në Kçiq të Madh, Bahtiri nesër takohet me banorët e këtij fshati

news image

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim komandantin e policisë së Stacionit jugor në Mitrovicë, Ahmet Xhosha, si edhe rreshterin policor, Nuradin Nuradini, pas rritjes së rasteve të vjedhjeve në fshatin Kçqi i Madh, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë takim është dikskutar për shqetësimet dhe kërkesat që kanë banorët e atjeshëm.

Njofitimi i plotë i Komunës së Mitrovicës:

Pasi u njoftua nga komandanti Xhosha, për çështjen e sigurisë në këtë fshat dhe shqetësimet që kanë banorët, kryetari Bahtiri ka kërkuar nga të gjithë banorët e këtij fshati të tregojnë maturi, të qëndrojnë të qetë dhe të mos krijojnë panik në familjet e tyre, pasi që policia e Stacionit jugor në Mitrovicë ka dërguar ekipe të zyrtarëve policorë atje, të cilët janë në gatishmëri 24 orë që të ofrojnë siguri për qytetarët dhe kryerësit e veprave të tilla t’i sjellin para ligjit.

Po ashtu gjatë këtij takimi kryetari Bahtiri ka ftuar Kryesinë e fshatit Kçiq i Madh, të takohen nesër duke filluar nga ora 12:00, në shkollën fillore të mesme të ulët “Bislim Imeri”, që të bisedojnë lidhur me këtë fenomen negativ që po ndodh në fshatin e tyre, i cili është duke krijuar pasiguri te ta dhe familjet e tyre.

Gjithashtu në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe komandanti i policisë së Stacionit jugor, Ahmet Xhosha, së bashku me zyrtarë policorë, si edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi./Gazeta Sinjali/