image Pas rasteve të reja me COVID-19 në Ferizaj, reagon kryetari i komunës

Kosovë

Pandemia/ Pas rasteve të reja me COVID-19 në Ferizaj, reagon kryetari i komunës

news image

Pas konfirmimit të rasteve të reja me COVID-19 në Ferizaj, kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka thënë se lehtësimi i masave në Kosovë ka hasur në disa keqkuptime.

Aliu ka kërkuar nga qytetarët e Ferizajt që t’u shmangen ndejave familjare, daljet në sheshe e rrugë dhe të shtohet kujdesi në higjienë, shkruan Gazeta Sinjali.

Bashkëqytetarë, virusi COVID-19 ende po vërtitet rreth nesh e për fat të keq po shënon raste të reja. Lehtësimi i masave si duket, ka hasur në disa keqkuptime. Tash kur Ferizaj po njeh sërish raste të reja me COVID-19, ju lus shmangni ndejat familjare, daljet në sheshe e rrugë pa nevojë, krijoni distancën fizike e shtoni kujdesin për higjienën personale. Ju e doni Ferizajn, bëjeni për çdo familje ferizajase duke nisur nga familja juaj, mbroni shëndetin e tyre e duke qëndruar në shtëpi e respektuar rregullat e sjelljes, radhituni në frontin e luftës së përbashkët kundrejt këtij virusi”, ka shkruar ai në  profilin e tij në  Facebook./GazetaSinjali/