image Pas raportit britanik, reagon Haga: Pretendimet për shkelje mund të adresohen në Supreme ose Kushtetuese

Drejtësi

Pas raportit britanik, reagon Haga: Pretendimet për shkelje mund të adresohen në Supreme ose Kushtetuese

news image

Gjykata Speciale ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “X” një video që lidhet me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Zëdhënësi i kësaj gjykate, Michael Doyle, ka deklaruar se Dhomat e Specializuara funksionojnë në bazë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Kosovës.

Sipas tij, të gjithë ata që konsiderojnë se nuk po respektohet ligji, kanë mundësi t’u drejtohen Gjykatës Supreme ose Gjykatës Kushtetuese brenda kuadrit të Dhomave të Specializuara.

Ky reagim i Gjykatës Speciale, i publikuar në formë njoftimi, vjen pas raportit të publikuar nga britanikët, ku janë evidentuar një sërë shkeljesh në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/