image PZAP i anuloi votat me postë në Dragash, Xheladini: Dëshmitë tona do t'i dërgojmë në Supreme - Sinjali

PZAP i anuloi votat me postë në Dragash, Xheladini: Dëshmitë tona do t’i dërgojmë në Supreme

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar sot se janë anuluar votat me postë për komunën e Dragashit, shkruan Sinjali.

Kandidati i LDK-së për këtë komunë, Bexhet Xheladini, ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se dëshmitë do t’i dërgojnë në Gjykatën Supreme.

“Qytetarë të dashur, rrini të qetë. Ne e dijmë që votat tona janë të pastërta. Kemi dëshmi të mjaftueshme për t’i vërtetuar. Të gjitha dëshmitë tona do ti dorëzojmë në Gjykatën Supreme dhe beteja jonë juridike do të vazhdojë deri në konfirmimin e fitores sonë”, ka shkruar ai.

Rezultatet pas numërimit të votave me postë përmbysën rezultatin paraprak në komunën e Dragashit. Pa votat me postë, fiton kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, ndërsa nëse numërohen fiton kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin