image "Lojë mes institucioneve"/ Rufki Suma reagon pas vendimit të Supremes për Hanin e Elezit

“Lojë mes institucioneve”/ Rufki Suma reagon pas vendimit të Supremes për Hanin e Elezit

news image

Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e kandidatit të PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, dhe ka hedhur poshtë vendimin e PZAP-së për rivotim në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

E sipas këtij vendimi, kryetari aktual i Hanit të Elezit, Rufki Suma e humbë këtë komunë.

Pas vendimit të Supremes, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Sumën, i cili ka folur për këtë çështje.

Suma ka thënë që vendimi i PZAP-së ka qenë i drejtë ndërsa ky i Supremes është i padrejtë.

Vendimi i drejtë ka qenë i PZAP-it, sepse ka juristë e gjyqtarë. Gjykata Supreme e miraton kërkesën e kandidatit të PDK-së, e anulon vendimin e PZAP-it dhe e kthen edhe njëherë për rishqyrtim. Realisht as nuk di çka d.m.th. me kthy për rishqyrtim kur s’ka asnjë dëshmi për çka e kthen në rishqyrtim. Është befasues pak ky vendim. Unë mendoj që ky veprim është politik”, ka thënë Suma për Sinjalin.

Suma ka thënë që po pret vendimin e PZAP-së e pastaj do të marrë masa tjera.

Derisa lënda të kthehet në rivendosje, PZAP mund të kërkojë argumente. Pra kjo është lojë mes institucionesh, njëri e bartë te tjetri, tjetri atje, kush fiton politikisht fiton“, ka thënë Suma.

Kujtojmë që PZAP disa ditë më parë ka marrë vendim që Hani i Elezit të dërgohet në rivotim nën dyshimin se ka pasur shitblerje të votave.

Nga rezultatet e KQZ-së, kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi e ka fituar këtë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor.

/GazetaSinjali/